Para Çekisë, Frank De Boer: Duhet të jemi në formë të shkëlqyer

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 23:45 | Futboll
Para Çekisë, Frank De Boer: Duhet të jemi në formë

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavi, kërkon të motivojë skuadrën në prag të sfidës kundër Holandës.

“Nëse duam të kalojmë më tej duhet të japim 100 deri 150% dhe po të shfaqim aftësi si ato të Patrik Schick, kemi mundësi të mira përballë Holandës”, ka deklaruar trajneri i Republikës Çeke.

Frank De Boer, nga ana tjetër, e konsideron Çekinë një skuadër të disiplinuar dhe të mirëorganizuar.

“Duhet të jemi në top formë. Një prej përparësive që kemi është rruga drejt finales pasi kemi mjaft ditë në dispozicion për të pushuar”, thotë trajneri i Holandës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos