
Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma ka vlerësuar shokët e tij në kombëtare për fitoren e mundimshme që ekipi mori ndaj Austrisë në fazën e 1/8 të Euro 2020.
“Nuk ishte një ndeshje e lehtë, por u treguam të zotë që nuk lëshuam asnjë centimetër. Më pas arritëm të gjejmë dy golat dhe çdo gjë shkoi mirë edhe pse në finale vuajtëm pak”.
Megjithatë Gigi u shpreh se ndeshje të tilla janë shumë të rëndësishme për të përballuar më mirë të ardhshmet.
Ai më pas foli se kë ekip do të donte në ndeshjen e radhës mes Belgjikës dhe Portugalisë.
“Për momentin po shijojmë fitoren. Për mua është njësoj. Me këdo që do të përballemi do të përpiqemi të fitojmë për të shkuar deri në fund”, e mbylli gardiani i portës së të kaltërve. (A2 Televizion)