Problem i madh për Kroacinë në prag të sfidës ndaj Spanjës

Nga A2 CNN
27 Qershor 2021, 17:43 | Futboll
Problem i madh për Kroacinë në prag të sfidës ndaj

Mesfushori i Kroacisë, Ivan Perisic, ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testimet e fundit të përfaqësueses kroate, dhe do të mungojë në ndeshjen e së hënës ndaj Spanjës, e vlefshme për 1/8 e Evropianit.

Futbollisti i Interit është izoluar nga shokët e ekipit dhe do të qëndrojë 10 ditë larg grupit.

Perisic është titullar i padiskutueshëm në ekipin e drejtuar nga Zlatko Dalic dhe mungesa e tij me siguri që do të bëjë me dhembje koke ish-trajnerin e Dinamos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos