
Goli i Sasa Kalajdzic në minutën e 114 të ndeshjes ndaj Italisë, nuk shërbeu për asgjë për Austrinë, por ndali rekordin italian.
Të kaltrit nuk pësonin gol prej 1168 minutash, që prej tetorit të vitit 2020.
Kombëtarja e drejtuar nga Mancini ka pasur një ecuri tejet pozitive dhe këtë e tregojnë edhe 31 ndeshjet pa humbje. (A2 Televizion)