Lajmi i keq për Milanin, dëmtohet Theo Hernandez, rrezikon Chelsea dhe Juventus

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 12:05 | Futboll
Lajmi i keq për Milanin, dëmtohet Theo Hernandez, rrezikon Chelsea dhe

Një lajm i keq vjen për Stefano Piolin nga kombëtarja franceze. Theo Hernandez është dëmtuar në stërvitjen me Gjelat dhe rrezikon të mungojë 3 deri në 4 javë.

Siç raportohet në media, francezi për shkak të një problemi në këmbën e tij të djathtë, u detyrua të lërë grumbullimin dhe të rikthehet në Milano.

Krahu i majtë i mbrojtjes do të mungojë ndaj Empolit, por rrezikon që rikuperimi i tij të jetë dhe më i gjatë, pasi 24-vjeçari mund të mungojë edhe në sfidat ndaj Chelsea në Champions League dhe Juventusit në Kampionat, dy ndeshje vendimtare për kuqezinjtë.

Nga ana tjetër, tekniku Italian ka rifituar mbrojtësin Davide Calabria, i cili është rikuperuar tërësisht dhe është gati për të zbritur në fushë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos