
Vllaznia e futbollit të femrave do të luaj sot në mbrëmje ndeshjen e parë “play off” të Ligës së Kampioneve. Kampionet e Shqipërisë do të presin në “Loro Boriçi” ukrainaset e Vorskla Kharkiv.
Kuqeblutë do të tentojnë të shkruajnë historinë duke u bërë skuadra e parë shqiptare që do të kualifikohet në grupet e Champions League edhe pse detyra nuk do të jetë aspak e lehtë.
Shkodranet mund të shfrytëzojnë dhe faktorin fushë, pasi me marrëveshje të dy klubeve është rënë dakord që të dyja ndeshjet të zhvillohen në “Loro Boriçi”, për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë.
Në prag të sfidës, trajneri Nikolin Leka, kapitenia Esmeralda Franja dhe futbollistja Megi Doçi u shprehën optimistë për një rezultat pozitiv. Dueli do të luhet sot në orën 18:00. (A2 Televizion)