Real Madrid i vë syrin “Casemiros së ri”

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 17:18 | Futboll
Real Madrid i vë syrin “Casemiros së ri”

Real Madridi i ka vënë syrin një talenti të ri brazilian. Bëhet fjalë për mesfushorin e Flamengos, Joao Gomes, i cili është në agjendën e disa prej klubeve kryesore evropiane.

Për 21-vjeçarin po interesohen Liverpool dhe Manchester United, por sipas gazetarit argjentinas Martín Liberman, Real Madrid ka avantazh ndaj konkurrentëve dhe është pranë marrëveshjes me atë që konsiderohet si pasardhës i Casemiros.

“Kam informacione se Joao Gomes është shumë afër Real Madrid. Madrilenët do të paguajnë 30 milionë euro për të”, ka shkruar gazetari argjentinas në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos