Champions, Liverpool sfidon Bayern, Barça përballë Lyon

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2019, 12:31 | Futboll
Champions, Liverpool sfidon Bayern, Barça përballë Lyon

Champions League kthehet sot me ndeshjet e fazës së 1/8. Në duelet e mbrëmjes, vendosen përballë Liverpool dhe Bayern Munchen.

E cilësuar me të drejte si një prej supersfidave të kësaj faze, për emrin që kanë dy skuadrat dhe historinë që përfaqësojnë.

Edhe pse Liverpool ka avantazhin e fushës, kjo është një ndeshje e vështirë për t’u parashikuar, ku i sigurt është vetëm spektakli.

Në takimin tjetër të kësaj të marte, Barcelona luan transfertën në Francë me Lyon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos