
Mançester United është një skuadër krejt tjetër me trajnerin Ole Gunar Solskjaer. ‘Djajtë e Kuq’ vijojnë serinë pozitive, pas fitores 2 me 0 në fushën e Chelsea-t dhe kualifikohen në çerekfinalet e FA Cup.
Me Pol Pogba të rikthyer në nivelet e një ylli, United i mjaftoi një pjesë loje për të triumfuar. Fillimisht Pogba dha pasimin e golit për Herreran, e përpara pushimit të ndeshjes, realizoi edhe golin e dytë.
Manchester United fitoi për herë të parë në fushën e Chelsea-t, prej tërheqjes së Sir Aleks Ferguson, ndërsa eliminimi bën që trajneri Maurizio Sarri të rrezikojë largimin nga blutë e Londrës. (A2 Televizion)