Charles Leclerc dominon në Australi, Verstappen le garën

Nga A2 CNN
10 Prill 2022, 11:10 | Futboll

Me një garë të përkryer, Charles Leclerc arriti të dominojë dhe të triumfojë në Çmimin e Madh të Australisë në Formula 1, duke shënuar në këtë mënyrë fitoren e dytë për këtë sezon përpara Sergio Perez dhe George Russell.

Cirkuiti i tretë i kampionatit u vendos pas tërheqjes në xhiron e 39 të Max Verstappen pas një problemi në motor të Red Bullit të tij.

Për Leclerc shkon dhe pika bonus, pasi arriti të kryente dhe xhiron më të shpejtë gjatë garës.

E vetmja pengesë e triumfit të Ferrarit ishte tërheqja e Carlos Sainz në xhiron e dytë. Vendi i katërt në vijën e finishit për Lewis Hamilton përpara Norris dhe McLarens të Ricciardo. Leclerc kryeson renditjen e përgjithshme me 71 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos