
Juventusi arrin të marrë 3 pikë që para ndeshjes dukeshin të garantuara, por që u dëshmuan shumë të vështira për t’u arritur.
Bardhëzinjtë fituan 2-1 në Sardenja kundër Cagliari, në një përballje që për pothuajse gjithë ndeshjen u shndërrua në një makth.
Sardët kaluan në avantazh me një realizim spektakolar të yllit te tyre Joao Pedro në minutën e 10-të. Ai do të ishte edhe rasti i vetëm i tyre, teksa Juventus tentoi në të gjitha mënyrat të kthejë rezultatin. Nje realizim i Pellegrini u anulua për një dorë të Rabiot, ndërkohë që ishte De Light që barazoi në minutat e fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, raste të shumta nuk realizohen edhe për meritën e portierit Cragno, që asgjë nuk mund të bëj në minutën 75 ndaj një aksioni plot forcë dhe teknikë të serbit Vlahovic, që i rikthehet golit pas një krize të shkurtër.
Juventusi siguron për momentin vendin e saj të katërt, ndërkohë që Cagliari duhet të shohë me vëmendje ekipet poshtë saj në klasifikim, që janë shumë pak dhe shumë afër. (A2 Televizion)