
Shqipëria në futboll për femra është ende larg nivelit të skuadrave të mëdha europiane. Vajzat kuqezi u thyen 5-0 nga Belgjika, në ndeshjen e luajtur në Elbasan Arena, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2023.
Takimi u mbyll virtualisht prej fraksionit të parë të lojës, kur nga minuta e 37-të dhe deri në të 43-ën, Belgjika shënoi tri gola.
Skuadra mike nuk u mjaftua me kaq, duke realizuar edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë. Në total, Shqipëria e femrave e mbyll bilancin ndaj Belgjikës me 12 gola të pësuar në dy ndeshje, pa shënuar asnjëherë.
Tashmë skuadra e Grimës do të përqendrohet te sfida e radhës, në transfertë me Armeninë. (A2 Televizion)