Perisic protagonist, Interi mund Veronën dhe sheh kreun e Serie A

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 20:39 | Futboll
Perisic protagonist, Interi mund Veronën dhe sheh kreun e Serie A

Interi po merr shpejtësi, në garën për të mbrojtur titullin. Pas tre pikëve ndaj Juventusit në Torino, kampionët e Italisë fitojnë ndaj një ekipi të mirë organizuar si Verona me rezultatin 20-0, duke u afruar me një distancë prej një pikë kryesuesve të Milanit, ndërkohë që të dyja kanë një ndeshje më pak.   

Pjesa e parë për zikaltrit ishte shumë pozitive, me kroatin Perisic protagonist i dy asist dhe një aksioni personal i pritur mrekullisht nga portieri Montipo.

Në minutën 22 një kros i tij finalizohej nga mesfushori italian Barella, ndërkohë që në minutën 29 një deviacion i Perisic jep një top të thjeshtë pak centimetra nga porta, që Edin Dzeko nuk mund të gabojë.

Verona nuk dorëzohet dhe ka raste të mira edhe në pjesën e dytë, por Interi menaxhon lojën me qartësi dhe mund të shohë e qetë ndeshjet e rivalëve Milan dhe Napoli, duke u shqetësuar vetëm për gjendjen shëndetësore të De Vrij dhe Barella, që dolën para kohe.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos