
Pa tre titullarët e sulmit, Insigne, Mertens e Osimhen, Napoli nuk ka mundur të lërë gjurmë në transfertë ndaj Lazio-s, duke dalë i mundur nga kryeqyteti.
Në një pjesë të parë thuajse të barabartë, Immobile shënoi që në minutën e nëntë, ndërsa Napoli nuk mundi të reagonte.
Gattuso e nisi pjesën e dytë me dy zëvendësime të shpejta duke hedhur në fushën e lojës Manolas e Elmas, por Alberto shënoi edhe golin e dytë për vendasit, duke e vulosur ndeshjen në 2-0. Me këtë fitore, Lazio ngjitet në kuotën e 21 pikëve, në vendin e tetë në renditje, ndërsa Napoli mban vendin e pestë me 23 pikë. (A2 Televizion)