
Reali i Madridit mori fitoren e katërt radhazi në La Liga, duke konfirmuar momentin e mirë që është duke kaluar.
Skuadra e drejtuar nga Zidane triumfoi në transfertë duke mundur 1-3 Eibar. Benzema, i cili është kthyer në lider në sulmin e kampionëve të Spanjës që pas largimit të Ronaldos, shënoi golin e parë në këtë ndeshje, në minutën e 6, ndërsa 7 minuta më pas Modric realizoi për herë të dytë, duke i dhënë qetësinë e duhur skuadrës së tij.
Megjithatë, Kike shkurtoi diferencën në pjesën e parë, por vetëm kaq, pasi deri në minutat e shtesës rezultati nuk ndryshoi kur Lucas shënoi edhe golin e tretë për Realin e Madridit.
Me këtë fitore, Reali i bashkohet në krye Atletico Madrid me 29 pikë, por skuadra e Simeone-s ka dy ndeshje më pak se kampionët në fuqi të Spanjës. (A2 Televizion)