Komentoi vendimet e arbitrit, gjobë e majme për Bellingham

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 18:37 | Futboll
Komentoi vendimet e arbitrit, gjobë e majme për Bellingham

Federata Gjermane e Futbollit vendosi të gjobisë me 40 mijë euro mesfushorin anglez të Borussia Dortmund, Jude Bellingham për komentet e tij ndaj gjyqtarit Felix Zwayer, i cili drejtoi përballjen ndaj Bayern Munchen.

Bellingham kritikoi disa nga vendimet e Zwayer të cilat sipas tij çuan në disfatën e Dortmund përballë rivalëve të përjetshëm të Munchen, duke kujtuar se arbitri ka qenë i dënuar në 2005 për një skandal në lidhje me fiksiminin e ndeshjeve.

18 vjeçari britanik u dënua nga Federata Gjermane për sjellje josportive dhe klubi i tij ka deklaruar se nuk do ta apelojë vendimin.

Episodi më i diskutueshëm i kësaj ndeshje ishte kur Zwayer akordoi një penallti në favor të bavarezëve, e cila vendosi fatin e takimit dhe fitoren e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos