
Chelsea ka dominuar dhe mposhtur 1-3 Manchester United në gjysmëfinalen e Kupës së Anglisë.
“Blutë e Londrës” zhvilluan një pjesë të parë mjaft të mirë edhe pse golin e gjetën vetëm në minutat e shtesës së kësaj pjese me francezin Giroud.
Ndërkohë, edhe pjesa e dytë nisi aty ku ishte mbyllur e para, me Chelsea-n që shënoi sërish, këtë herë me Mount.
Manchester nisi të reagonte, por atëherë kur pritej goli i shkurtimit të diferencës, kapiteni Maguire shënoi në portën e tij! Në fund, “Djajtë e kuq” shënuan golin e nderit me Bruno Fernandes.
Tashmë, Chelsea do të diskutojë këtë trofe në finale me Arsenalin, i cili mposhti një ditë më parë Manchester City-n. (A2 Televizion)