
Chelsea po bën mjaft mirë nën drejtimin e Thomas Tuchel. Që nga momenti që tekniku gjerman ka marrë drejtimin e skuadrës londineze, Chelsea numëron një barazim në debutimin e tij dhe më pas katër fitore me radhë.
E fundit është ajo ndaj Barnsley-t, në FA Cup, fitore e cila i mundëson “Bluve të Londrës” kualifikimin në çerekfinalet e Kupës.
Abraham realizoi në minutën e 64 për Chelsea-n që fitoi minimalisht 1-0 dhe vijon ecurinë pozitive si në Kupë ashtu edhe në kampionat. (A2 Televizion)