Sipas “L’Equipe”, Neymar nuk do të luajë ndaj Barcelonës, në ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve të Champions League.
Sulmuesi brazilian u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Francës ndaj Caen dhe nuk do të udhëtojë në Spanjë për përballjen e së martës.
PSG shpreson që Neymar të rekuperojë dëmtimin në kofshë për ndeshjen e kthimit, në 10 mars.
Ajo e Neymar do të jetë mungesa e dytë e rëndësishme e PSG ndaj Barcelonës. Trajneri Pocchetino konfirmoi disa ditë më parë se edhe Angel Di Maria do të jetë i padisponueshëm për supersfidën. (A2 Televizion)