Chiellini rinovon me Juventusin: Dua të ngre trofe të tjerë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 16:29 | Futboll
Chiellini rinovon me Juventusin: Dua të ngre trofe të tjerë

Giorgio Chiellini do të vijojë aventurën e tij me Juventusin.

Mbrojtësi italian, i cili nisi Evropianin si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me klubin bardhezi, njoftoi se të hënën do të kthehet në Torino për të rinisur stërvitjen me skuadrën me të cilën ka fituar 9 tituj kampion në Itali.

“Të hënën do të jem në Torino për të rinisur punën, dua të ngre trofe të tjerë dhe fakti që këtë vit nuk do të kemi “Scudetto”-n në uniformë, do të jetë një stimul më shumë”, shkroi Chiellini në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos