Gjermania dobët edhe në Olimpiadë, eliminohet pas barazimit me Bregun e Fildishtë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 12:11 | Futboll
Gjermania dobët edhe në Olimpiadë, eliminohet pas barazimit me

Pasi dështoi në Kampionatin Europian, Gjermania ka mbyllur një tjetër paraqitje të dobët në futboll, këtë herë në Olimpiadën e Tokios.

Përfaqësuesja e Gjermanisë e ka mbyllur fazën e grupeve në vendin e tretë me një fitore, një barazim dhe një humbje.

Në ndeshjen e tretë në grup Gjermania, barazoi 1-1 me Bregun e Fildishtë, pikë që nuk i mjaftoi për të kaluar më tej, pasi biletën e siguroi kombëtarja afrikane.

Në krye të grupit u rendit Brazili me dy fitore dhe një barazim, ku në ndeshjen e tretë mposhti 3-1 Arabinë Saudite, e cila e mbylli grupin në vendin e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos