Mbappe shuan shpresat e Real Madrid: Dua të fitoj Champions-in me PSG

Nga A2 CNN
28 Korrik 2021, 18:08 | Futboll
Mbappe shuan shpresat e Real Madrid: Dua të fitoj Champions-in me PSG

Kylian Mbappè, në një intervistë për revistën zyrtare të PSG, shoi shpresat e Real Madrid, klubit që dëshiron ta blejë që këtë verë.

“Ëndrra ime e madhe është që të fitoj Champions-in me PSG, do të ishte diçka fantastike”, tha sulmuesi francez.

Mbappe ka kontratë me PSG deri në vitin 2022 dhe zërat e ditëve të fundit thonë se ai nuk ka ndërmend që ta rinovojë këtë kontratë. Nëse ndodh kështu, ai do të tentojë fitoren e Champions këtë sezon me PSG dhe sezonin e ardhshëm mund të largohet me parametër zero nga francezët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos