Optimizëm në Shkodër, Brdarić: Kualifikohemi me ndihmën e tifozëve

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 12:26 | Futboll
Optimizëm në Shkodër, Brdarić: Kualifikohemi me ndihmën e

Vllaznia beson te kualifikimi në turin e tretë të Conference League. Trajneri Brdariç dhe ylli i skuadrës, Liridon Latifi, janë optimistë se do të fitojnë përballë qipriotëve të AEL Limasol, falë edhe mbështetjes së tifozëve.

“Është sfidë shumë e bukur për ne. Shkodra duhet të jetë krenare për atë që kemi arritur, por tani duhet të japim më të mirën që të shkojmë edhe më tej. AEL-i është një skuadër me buxhet të madh, kanë rroga dhe kushte shumë më të mira. Gjithsesi, treguam se jemi një ekip. Këtu kemi avantazhin e tifozëve. Lojtarët e mi janë gjithmonë gati për të bërë atë që kërkoj unë. Duke llogaritur edhe tifozët, unë jam i bindur për fitore. Kam besim maksimal që do të kalojmë, por duhet një punë e fortë për të fituar këtë betejë”, tha trajneri gjerman.

“Normalisht, kupat e Europës janë motivim shtesë për lojtarin. Shpresoj që të vazhdojë ky ritëm me fitore, duke kaluar këtë raund, që do të jetë shumë i rëndësishëm për ne”, shtoi Latifi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos