Chollet në Kosovë, përpjekje për të shtyrë përpara dialogun

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 10:13 | Kosova
Chollet në Kosovë, përpjekje për të shtyrë

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, po zhvillon një vizitë në Kosovë mes përpjekjeve të reja ndërkombëtare për të përshpejtuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Fillimisht, ai u takua me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa më pas janë parashikuar bisedime me kryeministrin Albin Kurti. Ditën e enjte zyrtari amerikan do të vizitojë Beogradin. Sipas njoftimit të DASH, Chollet do të bisedojë me liderët e Kosovës dhe Serbisë për integrimin euroatlantike, përfshirë edhe arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve, të bazuar në njohje reciproke. Propozimi europian, apo siç njihet ndryshe plani franko-gjerman pritet të jetë në fokus të vizitës.

Chollet e ka përmendur atë, si një drejtim të mirë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare. Këshilltari I DASH vizitoi më herët gjatë ditës Shkupin,  ku konfirmoi partneritetin strategjik me Maqedoninë e Veriut.  Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha pas takimit se SHBA mbështet ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare. Sipas tij, Chollet kishte theksuar se nuk ka alternativë tjetër për Shkupin, përveçse integrimi në BE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos