All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Kush është mjeku shqiptar që vdiq papritur duke punuar, më parë i dënuar me 3 muaj burg se çonte pacientët në privat

Nga A2 CNN
7 Janar 2023, 19:24 | Kosova
All - Paragraf - 1

Një mjek i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, i identifikuar si Reshat Emra, ka vdekur në vendin e tij të punës këtë të shtunë. Lajmin për Kosovapress e  ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, duke bërë të ditur se dyshimet fillestare janë se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë se për t’i hequr të gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë.

All - Paragraf - 3

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, ka deklaruar Nikçi për Kosovapress.

Mjeku Reshat Emra i dënuar më parë me 3 muaj burg pasi çonte pacientët e tij në një spital privat

Mjeku Reshat Emra është dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata Themelore në Gjakovë pasi u gjet fajtor në akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare ose autorizimit.

Rasti ndaj këtij mjeku ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit pas ankesës së palës mbrojtëse pasi ishin vërejtur disa shkelje procedurale gjatë gjykimit të parë në të cilin Emra kishte marrë të njëjtën masë dënimi.

All - Paragraf - 7

Reshat Emra akuzohej se nga viti 2010 e deri në vitin 2012 ka keqpërdorur detyrën zyrtare në atë mënyrë që ka dërguar pacientë nga spitali rajonal i Pejës në spitalin privat “Heart” ne Gjakovë dhe si shpërblim kishte marrë mjete financiare ne vlerë prej 3644 euro nga drejtori i këtij spitali Hajrullah Binakaj. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos