“Duhet më shumë presion mbi Beogradin”, Kurti thotë se do të punojë me SHBA për normalizimin me Serbinë

Nga A2 CNN
10 Janar 2023, 17:05 | Kosova
“Duhet më shumë presion mbi Beogradin”, Kurti thotë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi një presion shtesë ndaj Beogradit, për të arritur normalizimin e plotë të raporteve me Serbinë. Gjithashtu konfirmoi se lidhur me marrëveshjen finale, e cila duhet të ketë njohjen reciproke në qendër, do të punojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohen me një marrëveshje ndërkombëtarisht dhe ligjërisht të obligueshme e cila e ka njohjen reciproke në qendër dhe për këtë insistojmë edhe ne edhe aleatët dhe partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju e dini që njohjen reciproke e ka kërkuar edhe kancelari gjerman Olaf Scholz dhe këtë e ka bërë edhe në Beograd por edhe e ka afirmuar në Prishtinë, unë jam optimist por ajo çfarë duhet të ndodh për këtë marrëveshje është trysni shtesë mbi Beogradin i cili duke bërë marrëveshje me Federatën Ruse për bashkërendim të politikës së jashtme e goditi në mënyrë të paskrupull politikën e jashtme dhe sigurisë të Bashkimit Evropian që kërkon sinkronizim, harmonizim të të gjitha vendeve anëtare dhe të atyre të cilët aspirojnë që të bëhen anëtarë në Bashkimin Evropian, natyrisht Kosova është e tillë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos