Chomsky tregon problemin që lind me zgjatjen e luftës në Ukrainë

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2022, 18:18 | Bota
Chomsky tregon problemin që lind me zgjatjen e luftës në

"Sa më gjatë të zgjasë konflikti, aq më të pamundura janë kushtet që secila palë vendos dhe aq më e vështirë është të gjesh një zgjidhje diplomatike për t'i dhënë fund tmerreve”.

Kështu shprehet gjuhëtari dhe filozofi amerikan, profesor Noam Chomsky, në një intervistë për “Dhaka Tribune”.

Por, edhe pse situata e luftës në Ukrainë duket se ka arritur në një pikë pa kthim, ai jep si shembull Luftën e Dytë Botërore dhe mirëkuptimin që u arrit mes palëve. “Historia është plot me raste të tilla të tmerrshme. Në vitin 1945, ishte pothuajse e pamundur të imagjinohej se Gjermania dhe Franca mund të bëheshin aleatë me marrëdhënie miqësore. Por, ja që ndodhi”, thotë Chomsky.

Kur u pyet nëse kjo luftë mund të shmange, Chomsky u përgjigj: “Lufta mund të ishte shmangur shumë kohë më parë. Sa më gjatë të zgjasë konflikti, aq më të ashpra janë kushtet e vendosura nga secila palë dhe aq më e vështirë është gjetja e një zgjidhjeje diplomatike për t'i dhënë fund tmerreve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos