Cikloni "Sarai", 2500 të evakuuar në ishujt Fixhi

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2019, 15:23 | Bota

Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi cikloni tropikal “Sarai” ka goditur paqësorin e jugut në ishujt e famshëm Fixhi, me erëra të forta dhe shira të rrëmbyer.

Zyra për katastrofat kombëtare në Fixhi kërkoi evakuimin e më shumë se 2500 persona, për t’i zhvendosur ato në 70 qendrat e emergjencës, të ngritura në vend.

Pjesa më e madhe e të evakuuarve janë turistë, që kanë zgjedhur këto ishuj, për të kaluar pushimet e vitit të ri. Cikloni “Sarai” po lëviz me shpejtësi marramendëse, thonë autoritetet dhe po zhvendoset në lindje, drejt ujërave të ishullit tjetër, Tongan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos