Mbetet i panjohur identiteti i personit që ditën e djeshme ka tentuar një masakër në afërsi të Nju Jorkut.
Personi, që sipas forcave të rendit amerikane është arrestuar pak minuta më vonë, ka hyrë në shtëpinë e një rabini në Monsey, 50 kilometra neveri të metropolit, dhe me një hanxhar ka filluar të godasë të pranishmit.
Dy persona raportohen në gjendje të rëndë shëndetësore, tre të tjerë janë të plagosur por jashtë rrezikut për jetën.

Familja dhe të afërmit e rabinit po festonin festën e Hannukah, nga më të rëndësishmet e hebraizmit.
Nuk dihen ende detaje mbi shkakun e ngjarjes, por kohët e fundit raportohet një shtim i sulmeve antisemite në zonën e Nju Yorkut.
Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo dënoi aktin si “të turpshëm dhe të pështirë”. (A2 Televizion)