Orteku godet skiatorët në malet italiane, raportohet për 3 viktima

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2019, 19:30 | Bota

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një pistë skish në Itali, ku si pasojë e një orteku humbën jetën 3 persona.

Tragjedia u shënua në pistën e skive Val Senales në Trentino Alto Adige, kur grupi i skiatorëve u godit nga një ortek i përmasave të mëdha.

Viktimat janë një nëne e re, vajza e saj 7-vjeçare si dhe një e mitur tjetër. Një 11-vjeçar bashkë me të atin janë dërguar në spitalin e Meranos, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat raportohet të kenë nxjerrë gjallë nga masivi i borës dhe një nga vajzat e mitura, e cila u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ku ndërroi dhe jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos