Cilësia e gazetarisë, Godole: Gazetari nuk është më vëzhgues neutral. Filtrat kyçe janë redaktorët

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 21:33 | Aktualitet
Cilësia e gazetarisë, Godole: Gazetari nuk është më

Një ndryshim radikal në cilësinë e gazetarisë së para një dekade, vëren pedagogia e gazetarisë Jonila Godole, ku gazetari e ka humbur rolin e vet të vëzhguesit neutral. Në studion e “Absolut 4” në A2 CNN, ajo tha se përpjekjet janë minimale, pasi gazetari ka mbivlerësim për veten dhe nënvlerësim për atë që ka përballë.

“Kur përgatisja librin tim “Kultura e gazetarisë shqiptare pas ‘90”  në 2012 dhe vlerësimi që kishim për veten ishte më i lartë se ky. Diçka ka ndryshuar dhe përpjekja për të qenë vëzhgues neutral i ngjarjeve dhe është minimale e gjej në shumë pak. Gazetari nuk është më në vëzhguesin neutral.  Gazetari është politikani, ka mbivlerësim për veten dhe nënvlerësim për atë që ka përballë. Gazetari si dikush që ka shkopin magjik të vërtetës. Kështu siç është kështu unë nuk e kam njohur. Një ndryshim radikal do të thoja jo për mirë edhe pse nuk e nxij të gjithë realitetin, atëherë ishte një frymë e ndryshe. Kjo është tepër e ulët çka po ndodh. Janë shumë pak media që unë ua raportoj këtë gazetarëve të mi”.

Dhe duke vijuar krahasimet me vitet e mëparshme të gazetarisë shqiptare, Godole thekson se në atë kohë ishte shumë e vështirë të quhesh gazetar, kurse sot të gjithë shkruesit e thjeshtë të lajmeve e marrin me lehtësi këtë titull. Sipas saj për cilësinë e medias filtrat kyçe janë redaktorët dhe kryeredaktori.

“Përveç rasteve të krimeve të rënda për t’i trajtuar me analizë, pjesa tjetër është komerciale. Një shkrues i thjeshtë lajmesh mund t’i bëjë ato edhe medias i intereson dhe gazetarit i intereson se me një lehtësi më të madhe marrin titullin gazetar. Unë kam qenë e nderuar kur quhesha gazetare, sot është shumë banale. Shumë gazetarë nuk duan të thellohen. Por kam parë që kanë bërë punë shumë të mira kur u është dhënë një temë e caktuar. Këtu mungon pozicioni i redaktorit. Gjëja kyçe për cilësinë e medias janë filtrat e redaktorëve të fortë që njohin mirë punën e tyre. Nëse do të kishin këta lloj redaktorësh do të kishim një cilësi gazetarie”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos