
Tirana do të presë këtë fundjavë organizatat më të mëdha mbështetëse të inovacionit në Ballkan.
Techstars Startup Weekend Balkans bën bashkë 6 shtete të Ballkanit Perëndimor në edicionin e parë që organizohet nga Oficina Innovation Hub.
Ky event do të mbështesë 200 të rinj në rrugën e tyre drejt inovacionit dhe krijimit të sipërmarrjeve të qëndrueshme.
Në sfidën 3-ditore, yjet e teknologjisë do të monitorohen për të ndërtuar zgjidhje dhe për të bashkëpunuar në një mjedis konstruktiv.
Konkursi Startup Weekend Balkans do të fokusohet në sfidat që kanë të bëjnë me: Energji, Kripto & Blockchain, Siguria kibernetike, Telekomunikacion, Turizëm & AgriTech, Financa Dixhitale, Tregtia Online. Për fituesit e garës më të madhe në rajon janë rezervuar çmime që kapin vlerën 25,000 Euro. (A2 Televizion)