Cili është i vërteti? Mohamed Salah takon “binjakun”

Nga A2 CNN
21 Tetor 2021, 18:15 | Aktualitet

Mohamed Salah u vu ballë për ballë me statujën e tij të dyllit në muzeun Madame Tussauds në Londër, para se muzeu të hapet për publikun ditën e premte. Sulmuesi i Liverpool dhe Egjiptit u habit me ngjashmërinë që kishte statuja, duke thënë: “Është njësoj sikur të shihem në pasqyrë”. Statuja është e veshur me një kostum ngjyrë krem, që e ka veshur kur u fotografua për kopertinën e revistës GQ në Lindjen e Mesme, ndërkohë që dy gishtat tregues i ka të ngritura lart, siç bën gjithmonë kur shënon gol. Përveç statujës së yllit të Premier League, në këtë muze do të jenë edhe statujat e David dhe Victoria Beckham, Dwayne Johnson, Helen Mirren, Brad Pitt dhe Priyanka Chopra Jonas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos