
Cirku 2800-vjeçar Maximus, është një nga vendet publike më të mëdha të botës së lashtë, ku qindra mijëra romakë grumbulloheshin për të parë garat me karroca përgjatë rrugës 600 metra. Pas izolimit për shkak të pandemisë, arena romake është shndërruar brenda vetëm një muaji në një ambient të jashtëm, miqësor me koronavirusin, për shfaqjet verore të Shtëpisë së Operës të Romës.
Që nga viti 1937 sezoni i operës verore në Romë është zhvilluar në banjën e jashtme apo ujërat termale të Caracalla-s por tani, për shkak të pandemisë së koronavirusit, vendi historik u konsiderua si i papajtueshëm me rregullat distancuese sociale në vend. Kështu, Circus Maximus u zgjodh si një vend në natyrë për shfaqjet e distancuara shoqërore nën yje. Dhe zgjedhja nuk mund të ishte më e thjeshtë.
“Cirku Maximus u shndërrua nga një cirk në një teatër, një shtëpi opera në këtë rast," tha për Reuters drejtorit teknik i Shtëpisë së Operës të Romës, Francesco Arena. “Kjo disi kthehet në origjinën e saj dhe funksionin e saj si një vend shfaqjeje”.
200 ndërtues kanë punuar me kasketa, nën rrezet e forta të diellit që nga 19 qershori për të përfunduar ndërtimin e vendit, i cili është i rrethuar nga rrënojat mahnitëse të Perandorisë Romake. Duke qenë një vendqëndrim i gjerë antik, ka hapësirë të mjaftueshme për të vendosur zona ulëse për 1460 spektatorë në distancë sociale ndërsa shikojnë shfaqjet.
Struktura e vendeve u ndërtua duke ndjekur shembullin e “cavea”, që do të thotë “mbyllje” në latinisht, të teatrove të lashta greke, me tre zona ulëse që lejojnë publikun e sotëm të shijojë me lehtësi performancën duke mbajtur distancën sociale. Dashamirët e operës do të kontrollohen për temperaturën e tyre në katër hyrje të ndryshme dhe do të shoqërohen në vendet e tyre të caktuara nga anëtarët e stafit.
Skena është sistemuar në mënyrë të tillë që këngëtarët pa maskë të jenë në gjendje të distancohen sa më shumë që të munden dhe pjesëtarët e orkestrës të duhet të performojnë sipas direktivave, edhe ata të distancuar. Spektakli, dhe siguria, janë të garantuara. (A2 Televizion)