
Për një moment u duk sikur Schalke do të përfaqësonte surprizën e Champions League, me gjermanët që fitonin 2-1 dhe luanin me një lojtarë më shumë. Por djemtë e Guardiolës treguan karakter dhe përmbysën gjithçka, duke lehtësuar së tepërmi kualifikimin.
Anglezët kishin kaluar në avantazh me Aguero falë një gabimi të mbrojtjes gjermane, por mëpas gjermanët me dy penallti të Bentaleb në minutat ‘38 dhe ‘45.
Gjithçka dukej e zymtë për City-n me kartonin e kuq për Otamendi, por janë ish-i Sane në ‘85 dhe Sterling në minutat e fundit që rikthejnë ndeshjen në raportin e forcës së parashikuar. (A2 Televizion)