Civici: Paratë kriminale janë frenim shumë i madh për investimet normale

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 22:26 | Ekonomi
Civici: Paratë kriminale janë frenim shumë i madh për

Ardian Civici, ekspert për ekonominë deklaroi në A2 Businnes se paraja kriminale që futet në ekonomi, kriminalizon ekonominë dhe tenton me presion maksimal të kriminalizojë qeverinë.

Civici thotë se ato janë frenim shumë i madh për investimet normale dhe korrekte të një vendi.

“Nga vetë konceptimi para kriminale, paraja kriminale që futet në ekonomi, kriminalizon ekonominë dhe politikën ose tenton me presion maksimali të kriminalizojë qeverinë.

Shembujt e shumë vendeve apo rajoneve në vende të ndryshme të botës ku ka lulëzuar dhe ndikimi i parave kriminale ka qenë shumë i lartë, natyrisht në një fasadë mund të duken disa aktivitete në fushën e ndërtimit, apo të luksit, të modës që duket sikur lulëzojnë por në vetvete janë frenim shumë i madh për investimet normale dhe korrekte të një vendi. Sepse denatyrojnë çmimet, tregun, konsumin dhe natyrisht prishin edhe transparencën e qeverisë dhe të sistemit financiar e bankar.”, u shpreh Civici. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos