
Humbja në fushën e tyre përballë Egnatias, duket se nuk është përtypur nga drejtuesit e Laçit, të cilët kanë vendosur të largojnë nga stoli trajnerin malazez Dejan Vukiçeviç.
Kurbinasit kanë bërë një nga startimet të dobëta të sezonit ndër vite, ku pas 5 javëve regjistronin vetëm 2 barazime dhe 3 humbje.
Tashmë Laçi është në kërkim të një trajneri të ri për ta larguar nga zona e ftohtë e fundit të tabelës. (A2 Televizion)