Morën avionin për ndeshjen e radhës në kampionat, Manchester United: Kishte trafik

Nga A2 CNN
16 Tetor 2021, 19:25 | Futboll
Morën avionin për ndeshjen e radhës në kampionat, Manchester

Ekipi i Manchester United është vënë në qendër të kritikave këtë të shtunë, pasi zgjodhi të merrte avionin për 130 km për ndeshjen e radhës në transfertë ndaj Leicester.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i zyrtarëve të klubit, të cilët mbrojtën vendimin për udhëtimin me avion, duke u justifikuar se kjo ndodhi për shkak të rrethanave, pasi autostrada ku do të kalonte autobusi kishte shumë trafik.

Fluturimi është një kontribues i rëndësishëm në ngrohjen globale dhe udhëheqësit botërorë kanë planifikuar të takohen këtë muaj në përpjekje për të marrë masa për shmangur një katastrofë klimatike.

Megjithatë, Manchester United përsëriti angazhimin e tij për energjinë e pastër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos