“Çmendet” Sarri para finales, David Luiz konflikt me Higuain

Nga A2 CNN
29 Maj 2019, 09:26 | Futboll
“Çmendet” Sarri para finales, David Luiz konflikt me Higuain

Klima në kampin e Chelsea nuk ka qenë aspak e qetë 24 orë përpara finales së Europa League që do të mbahet mbrëmjen e sotme në Baku të Azerbajxhanit.

Në stërvitjen e fundit, pasi lojtarët kishin kryer nxemjen e zakonshme, mbrojtësi David Luiz dhe sulmuesi Higuain janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

https://www.youtube.com/watch?v=vB9wq1EDyLQ

Shkak duket të ketë qenë çështja goditësve të 11-metërshave pasi në momentet që lojtarët po provonin përpara portës, trajneri Sarri bisedoi për disa çaste me të dy futbollistët që nuk mundën ta shmangin debatin. Kjo situatë solli acarimin e teknikutiItalian që u largua i nervozuar nga seanca stërvitore, madje duke hedhur kapelen e tij në tokë e duke e shkelmuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos