"Çmendet" Vedat Muriqi, poker me Kosovën

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 20:08 | Futboll
"Çmendet" Vedat Muriqi, poker me Kosovën

Vedat Muriqi ka harruar kritikat me fanellën e Lazios, ku nuk arriti të shndërrojë në gol rastet e pakta në dispozicion, dhe sot me fanellën e Kosovës është rikthyer sërish protagonist.

Ndeshja në vetvete nuk ishte shumë domethënëse, sepse përballë “dardanëve” ishin modestët e San Marinos, por gjithsesi të shënosh 4 gola në një ndeshje ndërkombëtare përben lajm.  

Kjo ndodhi pikërisht me Muriqin, i cili shënoi në minutën e 27 dhe 45 të pjesës së parë, si dhe në fillimin e pjesës së dytë dhe në minutën e 75.

Sanmarinezët shënuan në fund të ndeshjes gjithsesi një gol në minutat e fundit, që nga ekipi i fundit në klasifikimet botërore festohet gjithmonë si një fitore.

Ndërkohë Muriqi ka rastin që me ikjen e Simone Inzaghit nga Lazio, të tregojë veten në fazën përgatitore ose të gjej një ekip tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos