
Shoqatat e biznesit kanë dhënë alarmin se nga rritja e çmimit të energjisë, pas daljes në treg të hapur rrezikojnë falimentin. Ato i kanë paraqitur një listë kërkesash qeverisë për të shmangur goditjen që vjen nga energjisë dhe që si fillim do t’iu transferohet konsumatorëve me rritje të çmimeve në treg. Përfaqësuesit e biznesit kanë deklaruar se do të preken edhe nga lufta Rusi-Ukrainë.
Bizneset e industrisë prodhuese po përballen me kosto të larta të energjisë, pas daljes në tregun e lirë, një situatë që do të shtrenjtojë çmimet e produkteve për konsumatorët. Në një konferencë për mediat, shoqatat e biznesit u shprehën njëzëri sot biznesi ndihet i pambrojtur përballë tarifave të larta të energjisë elektrike, që zënë 20-40% të kostove të prodhimit.
Sipërmarrja ka paraqitur një listë kërkesash për qeverinë, me qëllim që sektorë të caktuar të shpëtojnë nga falimenti.
Sipas shoqatave të sipërmarrjes, në rast se qeveria nuk ndërhyn për çmimin e energjisë, 3 mijë biznese janë në risk falimenti, ndërsa shumë ndërmarrje paralajmërojnë shkurtimin e vendeve të punës deri në mbyllje të aktivitetit.
Përfaqësuesit e biznesit kanë deklaruar s enjë tjetër goditje që pritet është edhe nga lufta Rusi-Ukrainë. Ata kanë paralajmëruar një rritje të mëtejshme të çmimeve që do të vijë nga shtrenjtimi i naftës në tregjet botërore. (A2 Televizion)