Çmimet “Golden Globes”, shpallen kandidaturat, por polemikat eklipsojnë ngjarjen

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2021, 13:00 | Showbiz

Filmat dramatikë "The Power of the Dog" dhe "Belfast" kryesojnë kandidaturat për çmimet Golden Globes, në një vit të eklipsuar nga polemikat dhe mes pikëpyetjeve për mbajtjen e ceremonisë së ndarjes së statuetave

“Belfast”, ngjarjet e së cilit zhvillohen në Irlandën e Veriut të vitit 1970 të, dhe prodhimi i regjisores Jane Campion , "The Power of the Dog" morën secili nga 7 kandidatura.

Ato u ndoqën nga satira "Don't Look Up"; "King Richard", “West Side Story”, nga Stiven Spielberg dhe Licorice Pizza, me nga 4 kandidatura secili.

Sakaq, Lady Gaga, Nicole Kidman, Will Smith, Kristen Stewart dhe Denzel Washington janë mes aktorëve të nominuar për performancën më të mirë.  

Fituesit e Globeve të Arta do të shpallen më 9 janar, por formati i ceremonisë mbetet i paqartë, pasi kanali NBC hoqi dorë nga planet për transmetimin e eventit në Beverly Hills pas polemikave lidhur me grupin që ndan çmimet, “Hollywood Foreign Press Association”.

Kritikët e vënë theksin te mungesa e anëtarëve me ngjyrë në radhët e grupit, dhe ngrenë pikëpyetje etike lidhur me faktin nëse marrëdhëniet e ngushta me kompani të caktuara prodhuese influencojnë zgjedhjen e të nominuarve dhe fituesve. 

Edhe nominimet e bëra publike të hënën, u shoqëruan me një heshtje të pazakontë nga aktorët dhe studiot filmike që zakonisht mbushin rrjetet sociale me reagime dhe falënderime. Reperi dhe aktori Snoop Dogg, ishte i vetmi personalitet që u shfaq për shpalljen e kandidaturave, ditën e hënë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos