
Shoqëria civile ka dorëzuar, këtë të hënë, në Këshillin e Ministrave propozimin për dhënien e statusit të kategorisë në nevojë për disa shtresa të popullsisë që preken më shumë nga rritja e çmimit të energjisë dhe ushqimeve.
“Ideja është për dhënien e statusit të klientit në nevojë. Kostoja për buxhetin e shtetit është e përballueshme”, u shpreh një nga iniciatorët e propozimit.
“Qytetarët nuk e kanë më luksin të presin, qytetarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre. Kjo e sotmja është qasje institucionale dhe po e ndjekim në aspektin ligjor. Ne zotohemi që do të kemi mundësi ta adresojmë atë tek të gjitha grupet. Ne mendojmë që kjo çështje duhet çuar deri në fund”, shtuan përfaqësues të shoqërisë civile. (A2 Televizion)