
Lektori Elvin Gjevori, i ftuar në studion e “Absolut 4” me Blendi Salajn, në A2 CNN, se “ne nuk mund të kemi cilësi në arsim, pasi e kemi shumë të fragmentarizuar sistemin”.
“Sot kemi 41 institucione të arsimit të lartë, që do të thotë 41 rektorë. Nga këto, 23 janë universitete, që kanë të paktën 3 fakultete. Pra, të paktën janë 69 dekanë, 270 përgjegjës departamentesh. Kemi një numër shumë të madh institucionesh dhe nuk kemi një institucion të mirëfilltë që të bëhet kërkim shkencor. Ka fragmentarizim dhe numër të jashtëzakonshëm të programeve të studimeve aktive”, shprehet Gjevori.
Lektori shtoi se asnjë universitet në Shqipëri nuk dëshiron që të mbyllë degë, pavarësisht se mund të ketë 3 vjet që i ka joaktive ato degë dhe pa student.
“Janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë, vetëm mbylljen jo. Fragmentarizimi ka sjellë edhe copëtimin e atyre pak burimeve njerëzore që ne kemi. Akademia është diçka që ndodh në grup, është frymë. E njëjta gjë ndodh në çdo fushë mendoj, fragmentarizimi është problem”, theksoi Gjevori. (A2 Televizion)