
Dikur një qendër e kooperativave të sistemit komunist, sot Lubonja, në Bashkinë e Vlorës, ngjason me një geto të braktisur. Mungesa e vëmendjes, investimeve dhe punësimit, ka bërë që në këtë fshat dikur me pallate, sot të mbeten vetëm të moshuar të pamundur për t’u larguar diku tjetër.
Lubonja numëronte mijëra banorë, aq sa janë ndërtuar edhe pallate për të strehuar banorët.
Ndërsa sot, pallatet ngjasojnë me gërmadha, që koha po i degradon dita-ditës. Ata pak banorë që kanë mbetur tregojnë arsyet e kësaj braktisjeje: “Ikën të gjithë me kalimin e kohës nga papunësia dhe varfëria”.
Tanimë, Lubonja nuk shpreson më të rikthehen banorët, pasi më e afërt duket dita kur fshati të mbetet tërësisht bosh, sesa institucionet lokale apo qendrore të bëjnë diçka për t’i lehtësuar jetesën këtyre banorëve. (A2 Televizion)