Ngrohja në shkolla e universitete, nxënës e studentë përdorin “teknika” për të përballuar të ftohtin

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 20:16 | Sociale
Ngrohja në shkolla e universitete, nxënës e studentë

“Fërkojmë duart me njëra-tjetrën dhe lëvizim kokën”.

Këto janë disa “teknika” që nxënësit përdorin në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” në kryeqytet, për t’u ngrohur edhe pas tre ditëve pushim si pasojë e të ftohtit, në mungesë totale të kushteve minimale.

Ka edhe nga ata të vegjël që kanë paguar ca të holla për të siguruar ngrohjen.

Në dallim me shkollën “7-Marsi”, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës ndryshon mosha e atyre që edukohen, por jo kushtet e ngrohjes.

Vetëm në harkun e një viti 1 shtator 2020-31gusht 2021 gjashtë universitete në vend shpenzuan më shumë se 330 mijë euro, para të cilat me sa rezulton nuk kanë shkuar në drejtimin e duhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos