“Situatë e frikshme për agropërpunuesin shqiptar”, eksperti: Të pabarabartë me rajonin

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 22:19 | Ekonomi
“Situatë e frikshme për agropërpunuesin shqiptar”,

Uran Derri, ekspert për bujqësinë, u shpreh në A2 Business se agropërpunuesit shqiptarë janë në kushte të pabarabartë me vendet e rajonit.

“Unë e shoh të frikshme situatën për agropërpunuesit shqiptarë. Duke mos pasur produktet tona, duke mos pasur një mbrojtje, ti je lehtësisht i konkurrueshëm. Pabarazia mes shteteve na nxjerr më lartë në çmim. Një prodhuesi serb nuk do t’i interesojë fare t’i shesë një agropërpunuesi shqiptar. Ai do të vijë direkt me produktin e tij në marketet shqiptare. Ky është rreziku më i madh që unë shoh”, u shpreh eksperti.

Ndërkohë, Agim Rrapaj, kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, u shpreh se ai e mbështet Ballkanin e Hapur dhe për këtë jep edhe arsyet. “Ne jemi eksportues të rëndësishëm në Ballkan sa i përket fruta-perimeve dhe këtu kërkojmë lehtësira. Njëkohësisht ne kemi avantazhe në lidhje me drutë frutore dhe veçanërisht për vajin e ullirit. Ne e kemi pritur këtë proces. Një përparësi të konsiderueshme e kemi edhe te bimët medicinale. Ne na duhen tregje, por edhe lehtësi”, tha Rrapaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos