Një boksiere gjermane pësoi një dëmtim të tmerrshëm gjatë një ndeshjeje dhe e fryra në fytyrë nuk i është ulur edhe pse kanë kaluar disa ditë.
Cheyenne 'Pepper' Hanson, 23 vjeç postoi në rrjetet sociale fotot e dëmtimit pas përballjes me ukrainasen Alina Zaitseva. Për shkak të hematomës, takimi u ndërpre, por gjithsesi ajo u shpall fituese me pikë, duke fituar edhe Kampionatin Ndërkombëtar të Gjermanisë, BDB.
Në total, boksierja fitoi 8 takime, 6 prej të cilëve me KO, por çmimi që duhet të paguante për dëmtimin ishte tepër i lartë. (A2 Televizion)