Çmimi i lartë i naftës, Berisha: Bordet antikushtetuese, shpikje të Ramës për të grabitur

Nga A2 CNN
3 Qershor 2022, 12:22 | Politikë
Çmimi i lartë i naftës, Berisha: Bordet antikushtetuese,

Sali Berisha ka sulmuar edhe njëherë Bordet e krijuara nga qeveria për monitorimin dhe caktimin e çmimeve të hidrokarbureve duke i cilësuar ato si antikushtetuese.

Ish-kryeministri u shpreh se një çmim kaq i lartë nafte nuk ekziston askund, duke bërë krahasimin me fqinjët e Maqedonisë së Veriut. Sipas Berishës, këto mekanizma janë krijuar nga Rama për të grabitur qytetarët.

“Bordet antikushtetuese janë shndërruar në shushunjat e Ramës që po grabisin çdo ditë qytetarët. Çmime i naftës dje në Maqedoninë e Veriut ishte 185 lekë kundrejt 250 lekë në Shqipëri. Një çmim i tillë nuk ekziston kund përveçse në çifligun e Ramës që shpiku këtë mekanizëm duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjet e tregut për të plaçkitur qytetarët bashkë me klientelën e tij. Të dhënat e politikave që ndoqi Rama janë tepër alarmante. Edhe njëherë kërkoj ndërprerjen e veprimtarisë së tyre. Iu bëj thirrje anëtarëve të Bordit të japin dorëheqjen. Mos të shndërrohen në një vegël antikushtetuese të një qeverie të shndërruar në organizatë kriminale”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos