Florian Marku në stilin e McGregor, me Ferrari në rrugët e Tiranës pas fitores

Nga A2 CNN
1 Tetor 2021, 21:58 | Sporte të tjera

Florian Marku është boksieri shqiptar më në zë për momentin dhe një nga më të suksesshmit e të gjitha kohërave edhe pse është vetëm në moshën 29-vjeçare.

Fundjavën e kaluar, ai u shpall kampion i botës në versionin IBF, pasi mundi me pikë boksierin ukrainas Maksim Prodan, në ndeshjen e zhvilluar në Londër.

Tashmë, pushimet janë mëse të merituara për Florian Markun, i cili ka zgjedhur të kalojë disa ditë në Shqipëri.

Në një video të fundit të postuar në llogarinë e tij të Instagramit, Marku drejton një makinë Ferrari në rrugët e Tiranës, ndërsa në sfond është një këngë e Noizy-t. Marku shfaqet në këtë video në stilin e luftëtarit të MMA, Conor McGregor, teksa mban në kokë një beretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos